E martë, 3 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Kosova›Kurti: Në Apel do të bëjmë gjithçka për ish-krerët e UÇK-së

Kurti: Në Apel do të bëjmë gjithçka për ish-krerët e UÇK-së

Në mbledhjen e tretë të Qeverisë së Kosovës, të mërkurën (30 shtator), kryeministri Albin Kurti deklaroi se do të bëhet gjithçka për ish-krerët e UÇK-së në procesin e Apelit në Hagë, raporton Klan Kosova.

“Si kryeministër, do të bëjmë gjithçka dijmë e mundemi, bashkë me kolegët nga Qeveria e jo vetëm, për korrigjimin e këtij Aktgjykimi kur të vijë Apeli e drejtë tij”, tha Kurti.

Kurti kujtoi se në Nju Jork kishte shprehur shqetësimin e thellë për aktgjykimin e shkallës së parë të Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të UÇK-së — Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit — duke e cilësuar atë të padrejtë juridikisht e moralisht dhe të pasaktë historikisht e faktikisht. “Është e rëndësishme të dallojmë atë që është thënë e pretenduar, nga ajo që është provuar dhe vendosur nga Gjykata. Procesi nuk ka përfunduar dhe presim që në Apel të adresohen padrejtësitë dhe mangësitë e këtij aktgjykimi”, u shpreh Kurti, sipas raportimit të Klan Kosova.

Ai bëri të ditur se ka zhvilluar takime me kreun e PDK-së, Bedri Hamzën, si dhe me atë të LDK-së, Lumir Abdixhikun, rreth veprimeve të ardhshme për aktgjykimin e Hagës, dhe bëri thirrje për bashkëpunim të ngushtë mes partive politike.

Lini një koment