E martë, 3 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Kosova›Kurti sfidohet nga studentët në SHBA për mosreagimin e Gërvallës

Kurti sfidohet nga studentët në SHBA për mosreagimin e Gërvallës

Kryeministri Albin Kurti është sfiduar nga studentë shqiptarë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës lidhur me mosreagimin e ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla, pas dënimit të katër ish-krerëve të UÇK-së me 81 vjet burgim.

Në një bashkëbisedim me studentë, siç dëgjohet në një video të publikuar nga VOX Kosova, studentja Laura Dragusha e pyeti Kurtin: “Pse nuk u është drejtuar ajo qytetarëve të Kosovës për të sqaruar publikisht qëndrimin e saj dhe veprimet e saj lidhur me këtë çështje? Qytetarët kanë të drejtë ta dinë qartë se ku qëndrojnë institucionet përballë asaj që ju vetë sapo e quajtët të padrejtë.”

Pyetja vjen pasi Gërvalla kishte thënë vite më parë se do të dërgonte dëshmi në Gjykatën Speciale kundër Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit; disa protestues në Prishtinë kanë kërkuar dorëheqjen e saj.

Kurti u përgjigj se selektimi i deklaratave të Gërvallës dhe “reagimi emocional” ndaj tyre është “dëm i madh” që u bëhet ish-krerëve të UÇK-së në Hagë: “Donika Gërvalla është objektiv i gabuar. Mos e ktheni atë në objektiv dhe të përpiqeni në këtë mënyrë ta ndihmoni Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin, sepse nuk do të ndodhë.”

Një studente tjetër, Anisë Murseli, mbrojti pyetjen e shoqes së saj, duke thënë se nuk ishte “reagim emocional” dhe se kërkesa e qytetarëve për të ditur qëndrimin e ministres është e arsyeshme në një vend demokratik.

Burimi: Klan Kosova

Lini një koment