Kurti shoqërohet nga bashkëshortja në Paris, fotografohen para Kullës Eiffel
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Rita Augestad Knudsen, gjatë vizitës në Paris, ku po merr pjesë në Forumin e Paqes.
Gjatë qëndrimit në kryeqytetin francez, çifti është fotografuar së bashku para Kullës Eiffel, një prej monumenteve më të njohura të Francës.
Në kuadër të kësaj vizite, Kurti është takuar edhe me presidentin francez, Emmanuel Macron, si dhe me presidentin e Senatit të Francës, Gérard Larcher.
Në takimin me Larcher, të zhvilluar më 9 nëntor, është diskutuar për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe, zhvillimin ekonomik dhe aspiratat e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe NATO.
Vizita e Kurtit në Paris po zhvillohet në kuadër të Forumit të Paqes, ku marrin pjesë përfaqësues shtetërorë dhe ndërkombëtarë. /Kp/