E premte, 27 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Kosova›Kurti udhëtoi drejt Tiranës, merr pjesë në Samitin e Planit të Rritjes

Kurti udhëtoi drejt Tiranës, merr pjesë në Samitin e Planit të Rritjes

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar drejt kryeqytetit të Republikës së Shqipërisë.

Në njoftimin për media të Kryeministrisë bëhet e ditur se Kurti do të marrë pjesë në Samitin e Liderëve në kuadër të Planit të Rritjes.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, udhëtoi drejt kryeqytetit të Republikës së Shqipërisë, ku do të marrë pjesë në Samitin e Liderëve në kuadër të Planit të Rritjes”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Lini një koment