E martë, 3 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Bota›Kush do të luajë rolin e legjendës së Hollivudit Marilyn Monroe në filmin kushtuar lindjes së saj?

Kush do të luajë rolin e legjendës së Hollivudit Marilyn Monroe në filmin kushtuar lindjes së saj?

Aktorja Dakota Johnson do të interpretojë ikonën e Hollivudit, Marilyn Monroe, në filmin e ri “Flesh Impact”. Projekti do të realizohet me rastin e 100-vjetorit të lindjes së aktores legjendare.

Ndërkohë imazhet e para të filmit janë publikuar dhe aktorja shfaqet me një transformim të jashtëzakonshëm për rolin e Marilyn. Regjisorja Maggie Gyllenhaal tregoi se Johnson pranoi menjëherë të realizonte projektin sapo iu propozua.

“Gjithmonë kam qenë e magjepsur nga Marilyn Monroe. Do të paraqesim imazhin e përjetshëm që të gjithë e njohim dhe e duam, përmes një qasjeje moderne që ripërcakton historinë e saj”, u shpreh regjisorja.

Premiera botërore e “Flesh Impact” është planifikuar të mbahet në Festivalin e Filmit në Venecia 2026, në shtator.

Lini një koment