Thursday, 24 September 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaKuvend- Rrëzohet kërkesa e opozitës për ndryshimin e rendit të ditës

Kuvend- Rrëzohet kërkesa e opozitës për ndryshimin e rendit të ditës

Kuvendi ka rrëzuar kërkesën e opozitës për ndryshimin e rendit të ditës në seancën e sotme plenare. Kreu i PD-së, Sali Berisha propozoi ndryshimin e rendit të ditës, duke kërkuar debat për ish-kreun e SHISH, Vlora Hyseni.

Pas fjalës së Berishës, kreu i Kuvendit kaloi në votimin e procesverbalit të punimeve të Kuvendit, që u miratua me 73 vota pro, ndërsa opozita, në shenjë proteste, nisi t’u binte tavolinave me duar.

Në rendin e ditës së seancës së sotme plenare janë parashikuar dy interpelanca urgjente të kërkuara nga një grup deputetësh të grupit parlamentar të Partisë Demokratike. E para është parashikuar të zhvillohet me ministrin e Mjedisit, Sofjan Jaupaj, ndërsa e dyta me ministren e Arsimit, Mirela Kumbaro.

Gjatë seancës pritet edhe shqyrtimi i projektligjit “Për pjesëmarrjen e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë në operacionin ushtarak të Forcës Ndërkombëtare të Stabilitetit, në Gaza”.

Lini një koment