Thursday, 1 October 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Kuvendi LIVE/ PD dhe Bardhi kërkuan heqjen nga rendi i ditës të draftit për formulën e pagave të magjistratëve, mazhoranc

Kuvendi LIVE/ PD dhe Bardhi kërkuan heqjen nga rendi i ditës të draftit për formulën e pagave të magjistratëve, mazhoranc

Kuvendi ka rrëzuar sot (17 shtator) në seancën plenare, kërkesën e PD-së dhe kreut të grupit parlamentar demokrat Gazment Bardhi, për heqjen nga rendi i ditës të draftit të kaluar në Komision për formulën e pagave të magjistratëve.

Bardhi në fjalën e tij kërkoi që të zbatohej vendimi i Kushtetueses dhe për më tepër t’i lihej kohë konsultimeve me drejtësinë, para se të votohej.

Por kreu i grupit të PS, taulant Balla ishte kundër, duke deklaruar se Parlamenti ka tagrin ligjvënës për çështjen e pagave.

Pas debateve për procedurë mes dy krerëve të grupeve, Peleshi e hodhi në votim kërkesën e Bardhit, e cila u rrëzua me shumicë votash.

Në këtë mënyrë, parlamenti do votojë sot edhe për formulën e pagave të magjistratëve, për rritjen me 8500 lekë, ose 9-fish më pak nga çfarë kërkojnë gjyqtarët.

Mazhoranca në nisje të procedurës së rendit të ditës, votoi edhe dekretet e Presidentit për ministrin e Brendshëm Ervin Demo dhe lirimin e Besfort Lamallarit nga ai post, për ndryshimet e fundit në qeverinë “Rama”.

Lini një koment