Thursday, 24 September 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaKuvendi mblidhet në seancë plenare, nga angazhimi i FA në Gaza te dy interpelancat urgjente

Kuvendi mblidhet në seancë plenare, nga angazhimi i FA në Gaza te dy interpelancat urgjente

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare ku do të diskutojë dhe shqyrtojë një sërë çështjesh, mes tyre dy interpelanca urgjente të kërkuara nga deputetët e Partisë Demokratike, si dhe projektligjin për pjesëmarrjen e Forcave të Armatosura shqiptare në operacionin ushtarak të Forcës Ndërkombëtare të Stabilitetit në Gaza.

Seanca plenare nis në orën 10:00, ndërsa në fillim të saj do të miratohet procesverbali i mbledhjes së datës 17 shtator 2026, për t’u vijuar më pas me njoftimet. Në rendin e ditës janë parashikuar dy interpelanca urgjente. E para është me ministrin e Mjedisit, Sofjan Jaupaj, e kërkuar nga një grup deputetësh të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike. Interpelanca e dytë është me ministren e Arsimit, Mirela Kumbaro, po ashtu e kërkuar nga deputetë të opozitës.

Një nga çështjet kryesore që do të shqyrtohet është projektligji “Për pjesëmarrjen e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë në operacionin ushtarak të Forcës Ndërkombëtare të Stabilitetit, në Gaza”. Kuvendi do të shqyrtojë gjithashtu projektligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10236, datë 18.2.2010, ‘Për marrjen në kontroll të shoqërive me ofertë publike’”.

Në përfundim të rendit të ditës janë parashikuar diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.

Lini një koment