E mërkurë, 20 Maj 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaKuvendi një minutë heshtje për ndarjen nga jeta të Servet Pëllumbit

Kuvendi një minutë heshtje për ndarjen nga jeta të Servet Pëllumbit

Seanca plenare e Kuvendit të enjten u hap me një minutë heshtje për ish-kryetarin e Kuvendit, Servet Pëllumbi, i cili u nda nga jeta më 5 maj në moshën 89-vjeçare.

“Të nderuar kolege e kolegë deputetë,

Dy ditë më parë u nda nga jeta dhe dje përcollëm ish Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Profesor Servet Pëllumbin.

Servet Pëllumbi ka qenë zgjedhur deputet i Kuvendit të Shqipërisë për disa legjislatura, duke filluar nga viti 1991 deri sa u tërhoq nga jeta aktive politike e parlamentare.

Profesor Servet Pëllumbi i shërbeu Shqipërisë në vite të vështira.

Kur koha kërkoi zëvendësimin e sistemit politik, Servet Pëllumbi ishte midis atyre intelektualëve që u përfshinë si protagonistë aktivë të ndryshimeve demokratike.

Kur demokracia e re shqiptare kërkoi themelimin e një të majte moderne, si kusht thelbësor për jetërsimin e pluralizmit politik, Profesor Servet Pëllumbi u bë ndër themeluesit, mendimtarët dhe drejtuesit kryesorë të Partisë Socialiste të Shqipërisë”, tha në fjalën e tij kreu i Kuvendit, Niko Peleshi.

Kuvendi një minutë heshtje për ndarjen nga jeta të Servet Pëllumbit pic.twitter.com/fnaDgmzRYL

Lini një koment