E mërkurë, 20 Maj 2026
54°F Detroit
BallinaSportiLa Liga/ Rudiger shuplakë Carreras-it në stërvitje

La Liga/ Rudiger shuplakë Carreras-it në stërvitje

Kriza te Real Madridi është thelluar edhe më shumë pasi tani është mësuar edhe identiteti “i viktimës” së Antonio Rudigerit.

Gjermani thuhet se ka goditur me shuplakë Alvaro Carreras-in. Episodi ka ndodhur në qendrën stërvitore dy javë më parë pas barazimit të Real-it 1-1 me Real Betisin.

“Lidhur me incidentin me një shok skuadre, ishte një çështje e izoluar pa rëndësi që është zgjidhur tashmë. Marrëdhënia ime me të gjithë ekipin është shumë e mirë”, tha mbrojtësi gjerman.

Sipas “The Neë York Times”, Rudiger i kërkoi falje shokut të tij të skuadrës dhe gjithçka u mbyll me aq.

Lini një koment