Saturday, 4 July 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaLamallari: Pretendimet për dhunë ndaj Niko Qarkajt janë të pabaza, do të ketë padi ndaj avokatit nëse…

Lamallari: Pretendimet për dhunë ndaj Niko Qarkajt janë të pabaza, do të ketë padi ndaj avokatit nëse…

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas pretendimeve të ngritura nga avokati Gentian Serjani, përfaqësues ligjor i të arrestuarit Niko Qarkaj, se klienti i tij është dhunuar.

Përmes një reagimi publik, Lamallari tha se menjëherë pas deklaratave të bëra publike ka kërkuar informacion nga Policia e Shtetit, e cila, sipas tij, i ka bërë me dije se pretendimet janë “totalisht të pabaza dhe të pavërteta”.

Ministri bëri të ditur se Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka nisur verifikimet për rastin, duke administruar të gjithë informacionin e nevojshëm.

Sipas Lamallarit, edhe Avokati i Popullit, i cili ka vepruar në mënyrë të pavarur duke vizituar të ndaluarit për të verifikuar pretendimet për dhunë, nuk ka konstatuar shkelje të kësaj natyre.

Ai paralajmëroi se, nëse edhe AMP-ja arrin në të njëjtin përfundim, Policia e Shtetit do të referojë çështjen në Prokurori ndaj deklaruesit, në përputhje me legjislacionin në fuqi, si edhe do të kërkojë shqyrtimin e rastit në Dhomën Kombëtare të Avokatisë për përgjegjësi etike dhe profesionale të avokatit.

Lini një koment