Lamine Yamal fiton çmimin “Lojtari më i mirë i ri” për vitin 2026
Sulmuesi i Barcelonës, Lamine Yamal, ka fituar për herë të tretë radhazi çmimin e Talentit të Ri të Vitit, duke u bërë futbollisti i parë që arrin këtë sukses në historinë e këtij vlerësimi.
Pas triumfeve në vitet 2024 dhe 2025, 19-vjeçari është shpallur sërish futbollisti më i mirë në botë nën moshën 21 vjeç, duke konfirmuar statusin e tij si një prej talenteve më të spikatura të futbollit.
Yamal e mori çmimin gjatë ceremonisë gala në Londër, nga legjenda e futbollit ukrainas Andriy Shevchenko.
“Është një nder të marr këtë çmim. Do të doja që Cubarsí ta kishte fituar, ai e meriton. Ai ka qenë i shkëlqyer prej kohësh. Jam shumë i lumtur dhe dua të falënderoj klubin tim, ekipin kombëtar dhe të gjithë”, u shpreh ylli i Barcelonës.
Me këtë sukses të tretë radhazi, Yamal vazhdon të pasurojë një karrierë të jashtëzakonshme, pavarësisht moshës së re, duke u konsoliduar si një nga emrat kryesorë të brezit të ri në futbollin botëror.
The post Lamine Yamal fiton çmimin “Lojtari më i mirë i ri” për vitin 2026 appeared first on Euronews Albania.
Burimi: Botë