LeBron James i pasigurt për të ardhmen pas eleminimit të Lakers nga Thunder
LeBron James, në moshën 41 vjeçare, përfundoi sezonin me Los Angeles Lakers pas eleminimit 4-0 nga Oklahoma City Thunder në raundin e dytë të plejofit. Ndeshja e katërt u mbyll me fitoren e Thunder 115-110, që vulosi eliminimin e skuadrës së Los Angeles.
Raporton Bleacher Report se në atë ndeshje James regjistroi 24 pikë dhe 12 kërcime, dhe pas përfundimit të serisë deklaroi se në këtë moment nuk është i sigurt për të ardhmen e tij teksa do të marrë kohë për t’u rikonsideruar së bashku me familjen. Ai shtoi se nuk ka shpallur tërheqjen, por se dëshiron të “rekalibrojë” prioritetet përpara se të marrë një vendim të përhershëm.
Ylli i Lakers theksoi se vendimi do të varet nga gatishmëria e tij për t’u përkushtuar sërish ndaj procesit të përgatitjes: paraqitja në arena disa orë përpara ndeshjeve, përgatitja fizike dhe mendore për stërvitje dhe përkushtimi ndaj detajeve të përditshme. Ai u shpreh se dha gjithçka në fushë gjatë sezonit dhe nuk ndihet i penduar për përpjekjet e tij në edicionin e 23-të në NBA.
Si lojtar i lirë pa kufizime këtë verë, LeBron ka disa alternativa: të vazhdojë me Lakers, të firmosë me një skuadër tjetër, të kthehet te Cleveland Cavaliers për t’i dhënë fund karrierës aty ku nisi, ose të tërhiqet nga sporti. Në karrierën e tij përfshihen katër tituj NBA, katër MVP të finales, katër çmime MVP të ligës, një titull skoreri, një çmim Rookie of the Year, 21 seleksione All-NBA, gjashtë seleksione All-Defensive dhe 22 pjesëmarrje në All-Star.
Përfundimi i sezonit dhe vendimi i LeBron për të ardhmen pritet të dominojnë diskutimet gjatë verës, pasi tifozët dhe klubet presin të dinë nëse do të rikthehet për sezonin 2026-27 ose do ta përfundojë karrierën, sipas Bleacher Report.