E mërkurë, 20 Maj 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaLejuan ndërtime pa leje, jepen masat e sigurisë për kreun e Komisariatit Sarandë dhe policët e tjerë

Lejuan ndërtime pa leje, jepen masat e sigurisë për kreun e Komisariatit Sarandë dhe policët e tjerë

Gjykata e Sarandës ka dhënë masat e sigurisë për shefin e komisariatit të Sarandës, Gëzim Bashllari dhe 3 efektivët e tjerë të arrestuar disa ditë më parë për shpërdorim detyre.

Me kërkesë të Prokurorisë, gjykata vendosi masën e sigurisë ‘arrest në burg me afat 30 ditë’ për Gëzim Bashllarin, shef i komisariatit Sarandë; ‘arrest në burg me afat 30 ditë’ për Robert Çullaj, specialist zone; ‘arrest në shtëpi’ për shtetasin Andi Duro, specialist për hetimin e krimeve; dhe ‘arrest në shtëpi për Ajdin Ismailaj, specialist për rendin.

“Nga provat e administruara deri më sot, prej 2792 fletësh, rezultuan disa objekte të ndërtuara për të cilat subjektet nuk janë pajisur me leje ndërtimi nga organet kompetente, objekte të cilat nuk janë evidentuar nga ana e strukturave të Komisariatit të Policisë Sarandë, duke u lejuar vijimi i ndërtimeve në disa raste deri në përfundimin e plotë të tyre.

Strukturat e policisë kanë detyrën e ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike, monitorimin, kontrollin për të gjitha çështjet që kanë lidhje me parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në drejtim të veprave penale kundër jetës, shëndetit, veprat penale kundër moralit dhe dinjitetit, veprat penale kundër fëmijëve, martesës, familjes, veprat penale kundër lirisë së besimit, veprat penale që cenojnë regjimin juridik të tokës, veprat penale kundër shtetit/veprimtarisë shtetërore, veprat penale kundër rendit dhe sigurisë publike, veprat penale kundër drejtësisë, veprat penale kundër zgjedhjeve të lira dhe sistemit demokratik”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Lini një koment