Lëndë plasëse në portën e një banese në Tiranë, vetëm dëme materiale
Një sasi e vogël lënde plasëse ka shpërthyer në portën e jashtme të një banese në zonën e Mjull-Bathores në Tiranë, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.
Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:45 në rrugën “Haki Husha”, ku dyshohet se është vendosur dhe më pas ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse në portën e banesës së shtetasit D.S.
Fatmirësisht, nga shpërthimi nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa dëmet janë kufizuar vetëm në aspektin material.
Grupi hetimor po vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.