Wednesday, 30 September 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Lëvizje në trupën diplomatike shqiptare, Uran Ferizi në krye të Misionit të përhershëm të OSBE-se

Lëvizje në trupën diplomatike shqiptare, Uran Ferizi në krye të Misionit të përhershëm të OSBE-se

Lëvizje në trupën diplomatike shqiptare do të kryhen së fundmi. Burime për gazetaren e Euronews Albania, Eksiola Shehu bëjnë me dije se Uran Ferizi pritet të emërohet në krye të Misionit të përhershëm të OSBE-se.

Ferizi aktualisht është ambasador i Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar. Pas marrjes së detyrës së re ai do të zëvendësojë Eglantina Gjermenin në këtë pozicion. Sipas burimit gjithashtu pritet që ai këtë javë të ketë dëgjesën në Komisionin e Jashtëm.

Lini një koment