Tuesday, 29 September 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Lëvizje të reja në qeveri, dalin vendimet pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave

Lëvizje të reja në qeveri, dalin vendimet pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave

Këshilli i Ministrave ka miratuar këtë të premte një sërë ndryshimesh në drejtimin e institucioneve dhe në përbërjen e qeverisë.

Oltjon Muzaka është liruar nga detyra e zëvendësministrit të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale dhe është emëruar zëvendësministër i Punëve të Brendshme.

Ndryshime janë bërë edhe në Agjencinë e Trajtimit të Koncesioneve. Emiliano Gjika është liruar nga posti i kryetarit të agjencisë, ndërsa në vend të tij është emëruar Ina Zeqaj.

Vendimet u miratuan në mbledhjen e Këshillit të Ministrave të zhvilluar më 25 shtator 2026.

Lini një koment