Liga dhe Fondacioni Matthew Perry bashkohen për të mbështetur rikuperimin nga varësitë
Liga e hokejit dhe Fondacioni Matthew Perry rifillon bashkëpunimin për iniciativën “Goals for Recovery”, e cila synon t9u japë kuptim golave të parasezonit duke mbështetur programet e rikuperimit, parandalimit dhe avokimit kundër varësive.
Siç raporton nhl, në kuadër të Muajt të Rikuperimit Kombëtar liga do të dhurojë 100 dollarë për çdo gol të shënuar gjatë ndeshjeve të parasezonit, një shumë që dyfishon kontributin prej 50 dollarësh të sezonit të kaluar. Fushata mbulon 65 ndeshje të luajtura nga 19 deri më 26 shtator, në 36 vende të ndryshme, dhe synon të rrisë ndërgjegjësimin dhe të mbështesë organizatat që punojnë me persona në procesin e rikuperimit.
Fondacioni Matthew Perry, themeluar pas vdekjes aksidentale të aktorit më 28 tetor 2023, përqendrohet në heqjen e stigmatizimit të varësisë dhe ofron ndihma financiare për organizata që japin shpresë dhe shërbime rikuperimi. Përmes partneritetit, synohet edhe hapja e diskutimeve publike rreth trajtimit dhe mbështetjes së atyre që vuajnë nga varësitë.
Kontributet e sezonit të kaluar u ndanë në mënyrë të fokusuar: gjysma shkoi për themelimin e Fellowship-it të parë të Fondacionit Matthew Perry në Mjekësinë e Varësisë në Massachusetts General Hospital, për të trajnuar mjekët që të trajtojnë varësinë si sëmundje; gjysma tjetër u drejtua tek programe lokale rikuperimi, përfshirë Mariposa Heritage House dhe programin e softball-it Sober Sluggers, që mbështesin komunitete të margjinalizuara.
Matthew Perry, i njohur më së shumti për rolin e tij si Chandler Bing në sitcomin “Friends”, kishte lidhje të forta me hokejin: lindi në Williamstown të Massachusetts dhe u rrit në Ottawa, ku u formua pasioni i tij për sportin. Ai mori pjesë në disa ndeshje të famshme të të famshmëve, shfaqej në reklama të lidhura me lojën dhe u përfshi në ngjarje të ligës, duke reflektuar dashurinë e tij për sportin përgjatë karrierës.
Sipas nhl, iniciativa synon të rrisë ndërgjegjësimin dhe të sigurojë mbështetje të drejtpërdrejtë për organizatat që punojnë me njerëzit në procesin e rikuperimit, duke e bërë çdo gol të parasezonit një kontribuim konkret për shërimin dhe parandalimin e varësive.