Saturday, 15 August 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaLirohet nga burgu ish-ministri Ilir Beqaj, lihet në arrest shtëpie

Lirohet nga burgu ish-ministri Ilir Beqaj, lihet në arrest shtëpie

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, është liruar nga burgu, pasi Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur zbutjen e masës së sigurisë, duke e lënë në “arrest shtëpie”.

Beqaj, i cili është nën hetim në lidhje me dosjen SASPAC, do ta vijojë procesin penal nën këtë masë sigurie.

Një ditë më parë, GJKKO vendosi gjithashtu zbutjen e masës së sigurisë edhe për Ermal Kurtulajn, duke ndryshuar statusin e tij në kuadër të të njëjtit hetim.

Ndryshimi i masës së sigurisë ka të bëjë me kalimin e afateve të paraburgimit.

Lini një koment