Lojërat Mesdhetare: Kosova U18 mundet nga Maroku
Kosova U18 për vajza ka pësuar një tjetër humbje në Lojërat Mesdhetare duke u mposhtur nga Maroku me rezultatin 4-0. Golat u shënuan nga Mouradi(6’ dhe 13’) dhe Abajiou(38’ dhe 49’).
Në ndeshjen e luajtur në Franco Fanuzzi Stadium nuk kishte shumë histori, por për vajzat “Dardane” kjo mund të shërbejë si një përvojë e rëndësishme ndërkombëtare.
Kjo ishte humbja e tretë në këtë veprimtari pas Portugalisë(3-0) dhe Italisë(4-1).
Sfida Marok-Kosovë 4-0 erdhi për shikuesit në ekranin e RTSH Sport.