E mërkurë, 20 Maj 2026
54°F Detroit
BallinaSportiLondon Marathon 2026/ Historike, Sabastian Sawe është i pari atlet që mbyll maratonën nën 2 orë!

London Marathon 2026/ Historike, Sabastian Sawe është i pari atlet që mbyll maratonën nën 2 orë!

Dita e sotme do të jetë historike për atletikën dhe të gjithë sportin pasi keniani Sabastian Sawe fitoi Maratonën e Londrës duke arritur që të vrapojë 42.195 kilometra nën 2 orë. Kjo është hera e parë në historinë e kësaj disipline që një atlet të mbylli garën nën këtë kohë.

Sawe theu rekordin botëror për distancën, i cili ishte 2:00:35 dhe ishte vendosur nga Kelvin Kiptum në Maratonën e Çikagos 2023.

Një tjetër kenian, Eliud Kipchoge, vrapoi distancën e maratonës nën dy orë, 1:59:40.2 në vitin 2019, por kjo kohë nuk merret parasysh pasi veterani ia doli jo gjatë një garë kompetitive.

Lini një koment