Luis Suárez: Krahasimet janë të urryera, shpresoj që Yamal të arrijë të paktën nivelin e Messit
Në një intervistë të gjatë për “Mundo Deportivo”, ish-sulmuesi i Uruguajit dhe Barcelonës, Luis Suárez, foli për Lamine Yamal, i cili më në fund debutoi në Botërorin 2026:
“Në ndeshjen e parë ndaj Kepit të Gjelbër, Spanja e mbajti shumë topin, por nuk ishte aq e rrezikshme para portës, përveç rastit të Ferran Torres në pjesën e parë. Megjithatë, sapo hyri Lamine, e kuptoje menjëherë lojën. Të gjithë shokët e skuadrës e kërkonin, i jepnin topin dhe e dije se diçka do të ndodhte; një krosim, një driblim, një goditje, çfarëdo. Ai tërhiqte shumë më tepër vëmendjen e mbrojtësve kundërshtarë”.
Për ndeshjen ndaj Arabisë Saudite, Suárez shtoi: “E nisi duke zhbllokuar rezultatin me një gol dhe më pas kombinoi shumë mirë me Oyarzabal, Olmo dhe Baena. Po rritet ndeshje pas ndeshjeje në këtë Botëror. E di që të gjithë sytë janë mbi të dhe po e përballon shumë mirë këtë përgjegjësi”.
I pyetur nëse i kujton Messin e ri, ai u përgjigj: “Krahasimet janë të urryera. Janë lojtarë të ndryshëm. Po, kanë të njëjtën këmbë të majtë dhe cilësi të jashtëzakonshme, por janë krejtësisht të ndryshëm. Shpresojmë që Lamine të arrijë të paktën në të njëjtin nivel me Leon”.