“Lushtaku ka përplasur me makinë eskortat e mia!”/ Kreu i Komunës së Skënderajt hedh në gjyq për shpifje Albin Kurtin
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ditën e sotme mësohet se ka dorëzuar padi për shpifje ndaj kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti.
Lushtaku bën me dije se padia e ngritur ndaj Kurtit lidhet me deklaratat e pavërteta dhe tendencioze të bëra ndaj tij.
Në postimin e bërë në Facebook-un e tij, Lushtaku thekson se nuk të lejojë në asnjë mënyrë që emri, kontributi dhe dinjiteti i tij të përdoren për atë që ai quan qëllime të propagandës politike, mashtrime publike apo shpifje.
Sipas tij, ky veprim përbën një përgjigje të qartë ndaj çdo tentative për linçim politik, duke shtuar se çdo person që shpif apo manipulon me të pavërteta do të përballet me veprime ligjore dhe përgjegjësi para drejtësisë.
Kujtojmë se Kurti ditë më parë tha se Lushtaku i cili udhëtonte me makinë zyrtare ka dashur ta godasë eskortën e tij gjatë fushatës në Skenderaj për zgjedhjet e shkurtit 2025.
Për rrjedhojë, kreu i Komunës së Skënderaj ngriti padi të cilën e dorëzoi në Gjykatën Themelore të Prishtinës.
Postimi i Sami Lushtakut: