E mërkurë, 20 Maj 2026
54°F Detroit
BallinaKosovaLVV koalicion parazgjedhor me tri parti politike

LVV koalicion parazgjedhor me tri parti politike

Lëvizja Vetëvendosje ka nënshkruar koalicion parazgjedhor me tri parti politike, partinë Guxo, partinë Alternativa dhe PSHDK-në.

Lajmi është bërë e ditur nga bashkëkryetarja e partisë Guxo, Donika Gërvalla.

“Të vendosur. Të palëkundur. Bashkë!

Sot nënshkruam marrëveshjen e koalicionit me Lëvizjen VETËVENDOSJE!, Partinë Alternativa dhe PSHDK-në. Për një Republikë që nuk negocion me interesin e shtetit, për një shtet që nuk lëkundet, institucione që nuk dorëzohen dhe një qeverisje që nuk i nënshtrohet as interesit të ngushtë, as presionit të asnjë kohe”, shkruan Gërvalla.

Tutje Gërvalla theksoi se zgjedhjet e 7 qershorit do të vulosin në mënyrë të pakthyeshme ecjen përpara të Republikës së Kosovës.

“Të vendosur. Të palëkundur. Bashkë! Për qytetarët e Republikës sonë. Për Kosovën”, shkruan ajo. /Telegrafi/

Lini një koment