“Ma dha truri”/ Kush është i dënuari që sulmoi policin brenda burgut të Burrelit, efektivi me 6 qepje në kokë (Emrat)
Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në burgun e sigurisë së lartë të Burrelit, ku një i dënuar ka dhunuar një efektiv policie.
Mësohet se i dënuari është Dritan Imeri, i cili po vuan një dënim me 25 vite burg në këtë institucion izolimi. Ndërkohë punonjësi i policisë së burgjeve i dëmtuar është Agron Bebja, i cili pas dhunës, ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Raportohet se gjatë natës, i dënuari ka kërkuar të shkojë në tualet. Por sapo efektivi ka hapur derën e qelisë, Imeri e ka goditur në kokë me një objekt të fortë. Në ndihmë të punonjësit ka ndërhyrë edhe një efektiv tjetër i policisë së burgjeve. Raportohet se efektivi ka 6 qepje në kokë.
Ndërkohë, gjatë marrjes në pyetje, i dënuar nuk ka treguar arsyen e sulmit por ka thënë vetëm: “Ma dha truri”, sipas Top Channel. Pas incidentit, Imeri është izoluar në sektorin e veçimit. Deri më tani, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve nuk ka raportuar zyrtarisht për ngjarjen.