Magazina në Romulus e blerë nga ICE në shkurt nuk do të bëhet qendër paraburgimi, thotë prokurorja e Michiganit
Plani për të kthyer një magazinë në Romulus, Michigan, në një qendër paraburgimi të Immigration and Customs Enforcement (ICE) është ndalur pas reagimeve të forta të banorëve dhe zyrtarëve vendorë. Ndërtesa u bleu nga ICE në shkurt, çka nxiti shqetësime për ndikimin në komunitet dhe sigurinë pranë zonave rezidenciale.
Sipas CBS News, zyra e Prokurores së Përgjithshme të Michiganit, Dana Nessel, së bashku me qytetin e Romulus, paditën ICE dhe Departamentin e Sigurisë Kombëtare në mars, duke argumentuar se vendndodhja nuk është e përshtatshme për paraburgim për shkak të afërsisë me shkolla fillore dhe të mesme dhe lagje banimi.
Nessel deklaroi se çështja do të mbetet e hapur deri në arritjen e një marrëveshjeje me shkrim që ICE dhe DHS nuk do të ri-devleopojnë ndërtesën në Cogswell Street në një qendër paraburgimi. Ajo e cilësoi vendimin për të mos ndjekur më tej projektin si një fitore për banorët e Romulus dhe për zonën metropolitane më të gjerë. Këshilli i qytetit të Romulus miratoi më herët një rezolutë unanime kundër rindërtimit të magazinës.
Departamenti i Sigurisë Kombëtare tha se po vazhdon të fokusohet në heqjen e individëve kriminalë më të rrezikshëm dhe po përdor hapësira ekzistuese paraburgimi në bashkëpunim me partnerët shtetërorë dhe të qarkut. Sipas raportimeve të CBS News, blerja e ndërtesës dhe projektet për përdorimin e saj nxiti reagime të forta nga komuniteti dhe nga përfaqësuesit lokalë, ndërsa zyrtarët ligjorë kërkojnë garanti të shkruara se ndërtesa nuk do të shndërrohet në qendër paraburgimi.