E mërkurë, 25 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Bota›Majorja ukrainase: NATO të mësojë nga fronti në Ukrainë, metodat e vjetra s’funksionojnë më

Majorja ukrainase: NATO të mësojë nga fronti në Ukrainë, metodat e vjetra s’funksionojnë më

Teknologjia e dronëve po rishkruan rregullat e luftës moderne, duke i bërë të vjetruara taktikat tradicionale të mbështetura te forca fizike dhe mjetet e rënda të blinduara. Ky është paralajmërimi që majorja e ushtrisë ukrainase, Olga Bigar, u ka dërguar forcave të NATO-s.

Në një intervistë për British Forces News, Bigar, Bigar e njohur në vijën e frontit me nofkën “Shtriga”, shpjegoi se 15 kilometrat e fundit përpara vijës së kontaktit janë shndërruar në një zonë vdekjeprurëse, të dominuar plotësisht nga dronët.

Sipas saj, tanket dhe automjetet e blinduara, mbi të cilat ushtritë perëndimore kanë ndërtuar doktrinën e tyre për dekada me radhë, shpesh as nuk arrijnë t’u afrohen pozicioneve të armikut pa u goditur.

Majorja ukrainase thekson se stërvitja klasike fizike nuk mjafton më për të siguruar epërsi.

“Forca nuk është më te muskujt,” deklaroi Bigar, duke shtuar se aftësia për të vrapuar me një çantë të rëndë shpine ka humbur rëndësinë përballë inteligjencës, reflekseve të shpejta dhe aftësisë për të pilotuar dronë.

Sipas përvojës së saj në front, luftëtarët më efikasë sot nuk përshtaten domosdoshmërisht me stereotipin tradicional ushtarak. Ajo theksoi se tani nevojitet një operator i shkëlqyer dronësh që mund të jetë një i ri i apasionuar pas videolojërave, një grua, apo edhe një programuese 50-vjeçare.

“NATO duhet të mësojë nga fronti ukrainas”, shtoi ajo.

🚨 “You’re training soldiers for the wrong war”: Ukrainian major tells NATO why old methods no longer workOlga Bigar, a Ukrainian officer with the call sign “Witch,” told British Forces News that the last 15 km before the front line is now a deadly zone because of drones. Tanks… pic.twitter.com/0yoU05JTBb

Lini një koment