E martë, 3 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, vdes shoferi

Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, vdes shoferi

Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur mesditën e kësaj të enjteje, 28 maj, në rrugën e re drejt Darëzezës, në Fier.

Siç raporton gazetarja Anila Sefa, një automjet ka dalë nga rruga, dyshohet si pasojë e shpejtësisë mbi normat e lejuara, dhe ka përfunduar i përmbysur në kanalin anësor të rrugës, duke sjellë vdekjen e menjëhershme të drejtuesit.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë dhe zjarrfikëses, të cilët po punojnë për nxjerrjen e trupit nga automjeti i shkatërruar totalisht, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti me pasoja fatale.

/tvklan.al

Lini një koment