Makina përplas këmbësorin në aksin Levan-Vlorë, i moshuari përfundon në spital! Shoqërohet shoferi
Një aksident është regjistruar pasditen e kësaj të mërkurë në aksin rrugor Levan-Vlorë. Policia bën me dije se një makinë ka përplasur një këmbësor.
74-vjeçari i lënduar është dërguar në Spitalin Rajonal Fier ku po merr ndihmë mjekësore. Policia shton se shoferi i mjetit është shoqëruar teksa ka rezultuar se ai nuk ishte nën efektin e alkoolit.
“Fier/Informacion paraprak. Rreth orës 18:00, në aksin rrugor Levan–Vlorë (rruga e vjetër), automjeti që drejtohej nga shtetasi A. B., 58 vjeç, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin A. Sh., 74 vjeç, banues në fshatin Levan, i cili është transportuar në Spitalin Rajonal Fier për ndihmë mjekësore.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme. Nga testi i alkoolit, 58-vjeçari rezultoi se nuk kishte konsumuar alkool. Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e rrethanave dhe të shkakut të aksidentit”, njofton policia.