Wednesday, 1 July 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaMakina përplaset me motorin, humb tragjikisht jetën një 21-vjeçar në Tiranë

Makina përplaset me motorin, humb tragjikisht jetën një 21-vjeçar në Tiranë

Një aksident i rëndë ndodhi këtë të martë, 26 maj, në zonën e Yrshekut në Tiranë. Një makinë u përplas me një motor dhe, për pasojë, humbi jetën drejtuesi i këtij të fundit. Bëhet fjalë për një djalë 21-vjeçar.

Rrethanat e aksidentit nuk dihen ende, ndërsa policia shoqëroi shoferin e makinës.

“Rreth orës 15:15, në rrugën “Gryka e Kaçanikut”, automjeti me drejtues shtetasin A. M., rreth 52 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin D. G., rreth 21 vjeç. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën shtetasi D. G, ndërsa shtetasi A. M, është shoqëruar në Komisariat, për veprime të metejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, tha policia e Tiranë në një njoftim paraprak për mediat.

/tvklan.al

Lini një koment