E shtunë, 21 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Malaj pas vlerësimit të FMN-së: Vijojmë me politika fiskale të kujdesshme dhe reforma drejt BE-së

Malaj pas vlerësimit të FMN-së: Vijojmë me politika fiskale të kujdesshme dhe reforma drejt BE-së

Ministri i Financave, Petrit Malaj, ka reaguar pas përfundimit të misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar në Shqipëri, duke nënvizuar se, siç njofton Shqiptarja.com, ekipi i FMN-së vlerësoi rritjen e fortë ekonomike të vendit, borxhin publik në ulje dhe aftësinë e ekonomisë shqiptare për ta mbajtur nën kontroll inflacionin.

Sipas Malajt, misioni i FMN-së përfundoi vlerësimin periodik të Shqipërisë për vitin 2026 mbi ecurinë e treguesve makroekonomikë dhe fiskalë, dhe të tre elementët e vlerësuar pozitivisht e bëjnë ekonominë më të përgatitur për t’u përballur me goditje që mund të vijnë nga jashtë.

Ministria e Financave, theksoi ai, do të vijojë në këtë rrugë, duke ndjekur politika fiskale të kujdesshme, duke bërë një rishpërndarje më të drejtë të shpenzimeve buxhetore dhe duke zbatuar reformat që e çojnë Shqipërinë më pranë Bashkimit Europian.

Sipas vlerësimit të FMN-së, rritja ekonomike e Shqipërisë në vitin 2027 parashikohet të shkojë drejt potencialit të saj afatmesëm prej rreth 3,2 për qind. Për paketën fiskale, Fondi sheh hapa për zgjerimin e bazës tatimore dhe reduktimin e trajtimeve preferenciale, por vlerëson se disa masa janë të patargetuara: ulja e përhershme e TVSH-së për ushqimet dhe heqja e taksës së qarkullimit, sipas FMN-së, përfitojnë edhe shtresa që nuk kanë nevojë për mbështetje.

Për pensionet, FMN-ja rekomandon reformimin e sistemit dhe lidhjen e moshës së daljes në pension me jetëgjatësinë. Fondi paralajmëron gjithashtu se konfliktet jashtë vendit dhe zgjatja e protestave në Shqipëri mund të dëmtojnë turizmin dhe investimet.

Lini një koment