Thursday, 30 July 2026
54°F Detroit
BallinaBasketbolli ne KosoveMalisheva eliminohet nga Hiberniani

Malisheva eliminohet nga Hiberniani

Malisheva eliminohet nga Hiberniani


Pas Dukagjinit dhe Ballkanit, edhe Malisheva i ka dhënë fund aventurës në UEFA Conference League, pasi u eliminua nga Hiberniani në raundin e dytë kualifikues.

Skuadra kosovare nuk arriti ta ruajë epërsinë 2:0 të krijuar në ndeshjen e parë në Prishtinë, pasi në takimin e kthimit në Skoci u mposht me rezultat 4:1. Kësisoj, Hiberniani siguroi kualifikimin në raundin e tretë me rezultat të përgjithshëm 4:3.

Vendasit e nisën ndeshjen me intensitet të lartë dhe kaluan në epërsi që në minutën e 9-të me Elding. Vetëm gjashtë minuta më vonë, Passlack dyfishoi rezultatin, ndërsa Lowe realizoi golin e tretë në minutën e 35-të, duke i dhënë skuadrës skoceze një avantazh të rëndësishëm para pushimit.

Hiberniani vazhdoi me të njëjtin ritëm edhe në pjesën e dytë, ku Boye shënoi golin e katërt në minutën e 57-të, duke e afruar edhe më shumë skuadrën vendase drejt kualifikimit.

Malisheva arriti ta zbusë disavantazhin në minutën e 83-të, kur Bajraktari realizoi për 4:1, por ky gol nuk mjaftoi për të ndryshuar fatin e përballjes.

Leave a Reply

Lini një koment