Manchester United, Pochettino nëse largohet Carrick
Manchester United tani duket se është i vendosur të ndryshojë trajner. Ende nuk është marrë një vendim përfundimtar për Michael Carrick, i cili vazhdon të drejtojë stërvitjen, por sipas Sky Sports, Djajtë e Kuq kanë arritur një marrëveshje verbale me Mauricio Pochettino, trajnerin aktual të Shteteve të Bashkuara, në rast të largimit të anglezit.
Pavarësisht dy rezultateve “të çmendura” kundër Romës (3-2 në Ligën e Kampionëve) dhe Aston Villës (4-4 në Premier Ligë me dy gola në kohën shtesë), e ardhmja e Carrick do të jetë në dorë të Sir Jim Ratcliffe.
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.