Marc Marquez njofton papritur tërheqjen: Në Valencia, gara ime e fundit në MotoGp
Dhjetë herë kampioni i botës ka komunikuar në mënyrë të befasishme lamtumirën nga garat.
Askush nuk e priste. Marc Marquez ka bërë të ditur se do të tërhiqet nga garat në fund të këtij sezoni. “Valencia do të jetë gara ime e fundit”, – kishte shkruar piloti i Ducati-t në një karton që mbante në duar, qartësisht i prekur emocionalisht para provave të lira për garën e fundit të 2026-ës në MotoGP.
Piloti spanjoll ka fituar pak ditë më parë titullin e 10-të botëror, duke barazuar Agostinin dhe duke u shndërruar në një legjengë të sportit që përfaqëson. Pasi ka arritur maksimumin, ai duket se parë se aventura e jashtëzakonshme në MotoGP ka mbërritur në fund. Motorët humbasin kështu një nga personazhet e më të rëndësishëm.
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.