Friday, 3 July 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaMarka: Do të ishte fatale që protesta e 4 Korrikut të kthehej në dhunë

Marka: Do të ishte fatale që protesta e 4 Korrikut të kthehej në dhunë

Përfaqësuesi i Lëvizjes Bashkë, Jani Marka, ka deklaruar se protesta e 4 Korrikut duhet të mbetet paqësore, duke paralajmëruar se çdo përshkallëzim i situatës do t’i shkaktonte dëm vetë kauzës së protestuesve.

I ftuar në emisionin “3D” në RTSH, Marka u shpreh se një kthim i protestës në dhunë do të sillte dështimin e saj.

“Kjo protestë, nëse do të ketë kthim në dhunë, dështon menjëherë. Do të ishte fatale,” tha ai.

Sipas Markës, garancia më e madhe që protesta të mbetet paqësore është vetë pjesëmarrja masive e qytetarëve. Ai tha se në shumë raste kanë qenë vetë protestuesit që kanë ndërhyrë për të shmangur provokimet dhe për të mos lejuar agravimin e situatës.

“Kur dikush tenton të bëjë një provokim apo edhe një ofendim ndaj policisë, janë vetë qytetarët që i thonë ‘mos’. Kjo është garancia më e madhe e kësaj proteste,” u shpreh ai.

Lini një koment