E martë, 3 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Sporti›Maroku eliminon Holandën me penallti, Diop dhe Saibari çojnë “Tulipanët” në shtëpi

Maroku eliminon Holandën me penallti, Diop dhe Saibari çojnë “Tulipanët” në shtëpi

Gakpo zhbllokon rezultatin mes lotësh, por rezultatui barazohet në minutën e 91-të dhe ndeshja shkon në shtesë. Në llotarinë finale gabojnë Kluivert, Timbert dhe Summerville.

Maroku i Ouahbi nuk është më një surprizë. Hakimi me shokë fluturojnë në 1/8-at e Botërorit 2026, pasi kanë eliminuar Holandën me penallti në fund të një ndeshjeje të madhe. Tani afrikanët ndeshen me Kanadanë.

Vendimtar nga pika e bardhë ishte Saibari, pas gabimeve të holandezëve me Kluivert (shtyllë), Timber (jashtë) dhe Summerville (pritje e Bono). Marokenët bënë më mirë, pavarësisht traversës së goditur nga El Aynaoui dhe shtyllës së Hakimi në penalltinë e 4-t.

Kualifikim i merituar për Marokun, që nuk u dorëzua edhe kur u gjend në disavantazh, pas golit të Gakpo. Lojtari i Liverpool shpërtheu në lot, për shkak të famijës së humbur nga bashkëshortja e tij gjatë shtatzanisë. Marokenët prodhuan lojë dhe u shpërblyen në minutën e 91-të me barazimin e firmosur nga Diop, me një gjuajtje të bukur me kokë.

Ekuilibri mbretëroi edhe në kohën shtesë dhe një pjesë të mirë të serisë së penalltive, para se Saibari, autor i 3 golave në fazën e grupeve, të realizonte penalltinë e 5-të.

Holanda eliminohet në llotarinë e penalltive, siç ka ndodhur në 2014-ën dhe në 2022-shin (nga Argjentina). Maroku konfirmohet një skuadër e madhe dhe pas gjysmëfinales së 4 viteve më parë fluturon në 1/8-at, ku do të përballet me Kanadanë.

Lini një koment