E hënë, 16 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Kosova›Marrëveshja për sigurime sociale Kosovë–Austri drejt nënshkrimit, Hoti: Njohje e periudhave të punës dhe pensioneve

Marrëveshja për sigurime sociale Kosovë–Austri drejt nënshkrimit, Hoti: Njohje e periudhave të punës dhe pensioneve

Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, njoftoi sot se marrëveshja për sigurime sociale ndërmjet Kosovës dhe Austrisë, teksti i së cilës tashmë është dakorduar, pritet së shpejti të kalojë procedurat e nevojshme dhe të nënshkruhet, siç njofton KosovaPress.

Hoti e bëri njoftimin gjatë takimit me ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Georg Schnetzer, ku u diskutua për marrëveshjen që do të mundësojë njohjen dhe koordinimin e periudhave të sigurimit, si dhe realizimin e të drejtave pensionale për qytetarët që kanë punuar në të dyja vendet.

Sipas marrëveshjes, qytetarët e Kosovës që kanë jetuar dhe punuar për një kohë të gjatë në Austri do të kenë të drejtë ta marrin pensionin e tyre në Kosovë pasi të arrijnë moshën e pensionimit.

Koordinimi i skemave siguron që punëtorët që lëvizin nga një shtet në tjetrin të mos dëmtohen në të drejtat e tyre pensionale dhe sociale.

Lini një koment