E martë, 3 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Bota›Marrëveshja SHBA-Iran, 2 mijë ushtarë do të sigurojnë vendin e nënshkrimit në Zvicër

Marrëveshja SHBA-Iran, 2 mijë ushtarë do të sigurojnë vendin e nënshkrimit në Zvicër

Zyrtarët zviceranë kanë konfirmuar se vendpushimi malor zviceran i Burgenstock do të presë nënshkrimin e memorandumit të mirëkuptimit midis SHBA-së dhe Iranit të premten.

Ministria e Jashtme zvicerane njoftoi se ceremonia e nënshkrimit do të zhvillohej në Resortin Burgenstock me pamje nga liqeni i Lucernës, në vend të Gjenevës siç ishte planifikuar fillimisht.

Nënshkrimi është planifikuar për të premten, më 19 qershor, në Burgenstock në kantonin e Nidwalden. Vendndodhja u propozua nga ndërmjetësit pakistanezë dhe katarianë, si dhe nga SHBA-të dhe Irani”, tha ministria.

Rreth 2,000 ushtarë do të sigurojnë vendin e nënshkrimit dhe një zonë ndalim-fluturimi mbi malin Burgenstock do të vendoset nga 18 qershori deri më 20 qershor për të garantuar sigurinë, tha qeveria zvicerane.

Kjo nuk është hera e parë që BUrgenstock ka organizuar një ngjarje diplomatike të nivelit të lartë. Në qershor të vitit 2024, vendpushimi priti samitin e Paqes në Ukrainë, i cili mblodhi delegacione nga e gjithë bota.

Resorti u përdor gjithashtu si sfond i famshëm i filmit të James Bond, Goldfinger, i cili u publikua në vitin 1964, me Sean Connery në rolin kryesor.

Lini një koment