Marshi në Theth, Haradinaj kërkon lirimin e ish-krerëve të UÇK-së
Ish-kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në marshin e organizuar në Theth të Shqipërisë, ku ka vazhduar thirrjet për lirinë e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të dënuar nga Gjykata Speciale në Hagë.
Haradinaj ka ndarë pamje nga aktiviteti, ku së bashku me pjesëmarrës të tjerë mbanin flamurin kuq e zi dhe flamuj me stemën e UÇK-së, si shenjë mbështetjeje për ish-luftëtarët.
Marshi në Theth është organizuar si shprehje mbështetjeje për ish-krerët e UÇK-së, ndërsa pjesëmarrësit kanë marshuar me flamuj kombëtarë dhe simbole të luftës çlirimtare.
Burimi: Klan Kosova