Mbërrijnë drejtuesit politikë të qarqeve në takimin e Ramës në Pogradec
Kanë nisur të mbërrijnë drejtuesit politikë të qarqeve, të cilët do të marrin pjesë në takimin me kryeministrin Edi Rama në rezidencën qeveritare në Pogradec.
I pari që ka mbërritur është drejtuesi politik i Qarkut të Shkodrës, Enea Karakaçi, ndërsa pritet që në rezidencë të mbërrijnë edhe drejtuesit e tjerë politikë.
Ndërkohë, rreth orës 09:45, kryeministri Rama është larguar nga rezidenca qeveritare dhe është drejtuar për në Tushemisht, ku ka zhvilluar kafen e mëngjesit me bashkëpunëtorë.