E hënë, 18 Maj 2026
54°F Detroit
BallinaTe ndryshmeMbi 5.5 milionë bletë jetojnë nën një varrezë në Nju Jork, duke krijuar një komunitet nëntokësor

Mbi 5.5 milionë bletë jetojnë nën një varrezë në Nju Jork, duke krijuar një komunitet nëntokësor

Në Ithaca, Nju Jork, çdo pranverë ndodh një fenomen i veçantë ku miliona bletë dalin nga toka e varrezave East Lawn, duke formuar një nga kolonitë më të mëdha të bletëve që ndërtojnë fole nëntokësore.

Këto bletë i përkasin species Andrena regularis, e cila jeton në galeri nëntokësore dhe del në sipërfaqe për të mbledhur polenin dhe për çiftëzim. Çdo prill, këto bletë dalin nga toka në Varrezat East Lawn dhe ndërtojnë strofullat ku larvat kalojnë dimrin.

Entomologët e Universitetit Cornell vlerësojnë se në këtë zonë jetojnë rreth 5.5 milionë bletë. Ky fenomen është i njohur që nga viti 1935, por vetëm në vitin 2021 u kuptua përqendrimi i madh i tyre, falë studimeve të Rachel Fordyce.

Në pranverën e vitit 2023, ekipi i Cornell përdori kurthe speciale për mbledhjen e bletëve dhe identifikoi mbi 3,200 insekte nga 16 specie të ndryshme. Analizat treguan një mesatare prej 853 bletësh për metër katror, që nënkupton rreth 5.56 milionë bletë që kanë dalë atë vit.

Në këtë komunitet përfshihen edhe specie të tjera si bleta parazitare Nomada imbricata. Studiuesit vënë në dukje rëndësinë ekologjike të këtyre bletëve që folezojnë në tokë, veçanërisht për pjalmimin e kulturave si molla dhe boronica në Nju Jork.

Varrezat ofrojnë një mjedis të qetë, pa pesticide dhe me pak ndërhyrje në tokë, ideale për zhvillimin e këtyre bletëve. Megjithatë, studiuesit paralajmërojnë se këto koloni mund të zhduken shpejt nëse folezimet shkatërrohen.

Entomologu Bryan Danforth thekson se këto populacione kanë nevojë për mbrojtje dhe çdo ndërhyrje në tokë mund të sjellë humbjen e miliona bletëve të rëndësishëm për ekosistemin.

Lini një koment