Tuesday, 5 May 2026
54°F Detroit
BallinaAmerikaMbretëria e Bashkuar miraton ligjin që ndalon blerjen e duhanit për brezat e ardhshëm

Mbretëria e Bashkuar miraton ligjin që ndalon blerjen e duhanit për brezat e ardhshëm

Parlamenti i Mbretërisë së Bashkuar miratoi një ligj që do të ndalojë blerjen e cigareve për fëmijët e lindur pas 31 dhjetorit 2008, duke synuar të ndërpresë përdorimin e duhanit në brezat e ardhshëm.

Ligji, i njohur si Tobacco and Vapes Bill, kërkon miratimin përfundimtar nga Mbreti Charles III para se të hyjë në fuqi. Ai gjithashtu u lejon autoriteteve të rregullojnë produktet e duhanit, vapingut dhe nikotinës, përfshirë aromat dhe paketimin.

Aktualisht, në Mbretërinë e Bashkuar është e ndaluar shitja e cigareve dhe produkteve të lidhura për personat nën 18 vjeç. Me miratimin e ligjit, mosha minimale për blerjen e duhanit do të rritet çdo vit, duke bërë që shumica e të rinjve sot të përballen me këtë ndalim gjatë gjithë jetës.

Kjo masë konsiderohet si një nga politikave më të ashpra antiduam në botë dhe ngjason me ligje të ngjashme të miratuara më parë në Zelandën e Re.

Sipas të dhënave zyrtare, numri i personave që pinë duhan në Mbretërinë e Bashkuar ka rënë me dy të tretat që nga vitet 1970, por rreth 6.4 milionë njerëz, ose afërsisht 13% e popullsisë, vazhdojnë të jenë duhanpirës. Sipas autoriteteve, duhani është shkaku kryesor i parandalueshëm i vdekjes, paaftësisë dhe problemeve shëndetësore në vend, duke shkaktuar rreth 80,000 vdekje në vit.

Ministri i Shëndetësisë, Wes Streeting, theksoi se fëmijët në Mbretërinë e Bashkuar do të jenë brezi i parë pa tym duhani, i mbrojtur nga një varësi dhe dëm afatgjatë.

Lini një koment