E premte, 27 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Arte›Mbyllet përfundimisht muzeu privat Faurschou në Nju Jork, ndërtesa në Greenpoint do të shembet për banesa

Mbyllet përfundimisht muzeu privat Faurschou në Nju Jork, ndërtesa në Greenpoint do të shembet për banesa

Muzeu privat i artit Faurschou New York, në lagjen Greenpoint të Brooklyn-it, nuk do të mbajë më ekspozita, sepse ndërtesa e tij do të shembet për t’i lënë vend banesave, siç njofton Hyperallergic.

Institucioni ishte mbyllur “për rinovime” vitin e kaluar. Themeluesi, koleksionisti Jens Faurschou, njoftoi zyrtarisht në një deklaratë se muzeu nuk do të rihapet. “After forty years, my direction changes”, tha ai, duke shtuar se do të përqendrohet te familja, tregtia private dhe puna nga afër me artistë, institucione dhe koleksione.

Hapësira nisi si Galleri Faurschou në Kopenhagë në vitin 1986 dhe më pas u zgjerua në Pekin.

Dega e Nju Jorkut u hap në vitin 2019 dhe priti ndër të tjera ekspozitën e Ai Weiwei-t “What You See Is What You See” (2024).

Lini një koment