Saturday, 24 October 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Mbyllet protesta në Tiranë, 13 të lënduar dhe disa persona të shoqëruar

Mbyllet protesta në Tiranë, 13 të lënduar dhe disa persona të shoqëruar

Kur ora shënon 21:15, protestuesit janë shpërndarë dhe disa prej rrugëve të kryeqytetit janë boshatisur.

Ndërkohë, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” ka nisur pastrimi i gurëve dhe sendeve të tjera të forta të hedhura gjatë përplasjeve mes protestuesve dhe policisë.

Policia ka shoqëruar disa protestues, ndërsa 13 persona të lënduar gjatë protestës së sotme numërohen deri më tani, bën me dije Ministria e Shëndetësisë.

Në Spitalin e Traumës janë paraqitur 9 të lënduar, nga të cilët 7 protestues dhe 2 gazetarë. Protestuesi i lënduar në sy po i nënshtrohet ekzaminimeve, por nuk ka rrezik për jetën. Aktualisht, në Spitalin e Traumës ndodhen 4 të lënduar.

Në spitalin “Nënë Tereza” janë mjekuar një protestues dhe një efektiv policie, të cilët tashmë janë larguar. Ndërsa në Poliklinikën nr. 2 janë paraqitur 2 efektivë me lëndime në sy, të cilët gjithashtu janë larguar pas marrjes së trajtimit.

Lexoni dhe:

Lini një koment