Tuesday, 22 September 2026
54°F Detroit
BallinaKosovaMë 1 tetor marsh i madh “Jo në emrin tim” në Prishtinë për çlirimtarët, më 10 tetor në Bruksel

Më 1 tetor marsh i madh “Jo në emrin tim” në Prishtinë për çlirimtarët, më 10 tetor në Bruksel

Më 1 tetor, në Prishtinë do të organizohet marshi i madh qytetar me moton “Jo në emrin tim”, në mbështetje të çlirimtarëve. Thirrja pritet të bashkojë mijëra qytetarë në një protestë paqësore në kryeqytet.

Lajmi u bë publik nga Eliza Hoxha e platformës qytetare “Liria ka Emër”, e cila theksoi se data e marshit nuk është zgjedhur rastësisht — ajo përkon me protestat studentore të 1 tetorit 1997, një nga momentet më të rëndësishme të rezistencës paqësore në Kosovë.

“Më 1 tetor, ne do të dalim përsëri paqësisht, me një mesazh të përbashkët: JO NË EMRIN TIM. Më 10 tetor, kjo thirrje do të vazhdojë në Bruksel, së bashku me mërgatën tonë. Kosova brenda dhe Kosova jashtë do të flasin me një zë”, deklaroi Hoxha.

Sipas platformës, marshi i Prishtinës do të pasohet nga një tubim tjetër më 10 tetor në Bruksel, ku mërgata shqiptare do t’i bashkohet thirrjes për drejtësi për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Liria ka Emër” njoftoi gjithashtu peticionin qytetar “JO NË EMRIN TIM”, i cili do t’u dërgohet simbolikisht institucioneve në Bruksel, Strasburg dhe Hagë.

Burimi: Klan Kosova

Lini një koment