Monday, 22 June 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaMe flamingo dhe flamuj në duar, shqiptarët protestojnë në Nuremberg dhe Londër (VIDEO)

Me flamingo dhe flamuj në duar, shqiptarët protestojnë në Nuremberg dhe Londër (VIDEO)

Këtë të shtunë janë zhvilluar edhe protesta në qytetet evropiane lidhur me ndërtimin në Zvërnec. Shqiptarët në Gjermani dhe Angli këtë të shtunë janë bashkuar me thirrjet e qytetarëve që prej ditësh protestojnë që të ngrihen në protestë.

Në pamundësi që të bashkohen në protestën që po mbahet para Kryeministrisë, shqiptarëët kanë protestuar në vendet ku jetojnë e punojnë në emigrim.

Në Nuremberg, në Gjermani janë mbledhur dhjetëra protestues teksa kanë bërë thirrje për kërkesat që prej ditësh po kërkohen nga qytetarët në Tiranë. Edhe në Londër është zhvilluar një protesë para ambasadës së Shqipërisë.

Lini një koment