Wednesday, 24 June 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaMe fotot e dëshmorëve në duar, qytetarët e Gjirokastrës në protestë në ditën e tretë kundër projektit të Zvërnecit

Me fotot e dëshmorëve në duar, qytetarët e Gjirokastrës në protestë në ditën e tretë kundër projektit të Zvërnecit

Në qytetin e Gjirokastrës, qytetarët kanë protestuar për të tretën ditë radhazi për anulimin e projektit të Zvërnecit.

Pjesëmarrësit në protestë janë mbledhur në sheshin “Çerçiz Topulli”, ndërsa risia ka qenë se në duar mbanin fotografi të patriotëve dhe dëshmorëve. Krahas mesazhit “Atdheu nuk shitet”, protestuesit kanë folur edhe për problemet ekonomike dhe sociale me të cilat përballet sot Shqipëria.

Ndërkohë, protestat po vijojnë edhe në qytete të tjera në Shqipëri, duke përfshirë Korçën, Elbasanin si dhe Tiranën, ku pjesëmarrja është më e madhe. Këtë të martë, protestat hynë në ditën e 10-të.

Lini një koment