E martë, 17 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Bota›Me syze dhe cigare në dorë, Kim Jong Un shfaqet në resortin e skive në kufi me Kinën (VIDEO)

Me syze dhe cigare në dorë, Kim Jong Un shfaqet në resortin e skive në kufi me Kinën (VIDEO)

Duke pirë duhan, me syze dielli dhe i shtrirë në një kolltuk lëkure, udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un shihet në foto dhe video nga vizita e tij në një vendpushim skish pranë kufirit kinez, të publikuara të martën. Imazhet u publikuan ndërsa Presidenti i SHBA-së Donald Trump ngriti mundësinë e një takimi tjetër me udhëheqësin e Koresë së Veriut më vonë këtë javë, në kuadër të vizitës së tij në Kinë.“Mund të takohemi me Kim Jong Un, kështu që kjo do të ishte mirë”, u tha Trump gazetarëve para nisjes së tij, duke shtuar se nëse Kim do ta bëjë udhëtimin varet nga Presidenti kinez Xi Jinping Kujtojmë se presidenti amerikan ishte takuar tre herë me Kim gjatë mandatit të tij të parë presidencial.

Mediat shtetërore të Koresë së Veriut thanë se Kim Jong-un vizitoi zonën turistike Samjiyon pranë kufirit verior të vendit me Kinën të dielën dhe të hënën, së bashku me anëtarë të familjes së tij dhe zyrtarë të partisë në pushtet. Në pamjet e publikuara nga agjencia zyrtare e lajmeve KCNA, udhëheqësi i Koresë së Veriut shihet duke buzëqeshur, duke pirë duhan dhe duke shijuar pamjen, me gruan e tij, Ri Sol-ju, që qëndron pas tij.

Një foto tjetër tregon vajzën e tij të vogël, Kim Joo-e duke bërë ski me kostum të bardhë, por pa helmetë mbrojtëse. Prania e vajzës së Kim është me interes të veçantë, pasi shërbimi i inteligjencës së Koresë së Jugut ka vlerësuar se ajo po përgatitet të pasojë të atin si udhëheqëse e vendit.

Qyteti i Samjiyon ndodhet pranë kufirit kinez dhe në një distancë të shkurtër nga mali Paektu i cili konsiderohet nga koreano-veriorët si vendlindja e shenjtë e babait të udhëheqësit aktual, Kim Jong Il.Gjatë turit të tij në kompleksin turistik, i cili përfshin vendpushime skish dhe hotele, Kim shprehu kënaqësinë e tij me cilësinë e ndërtimit. Sipas KCNA, udhëheqësi i Koresë së Veriut tha se të gjitha objektet janë të patëmetë, pasi ato janë ndërtuar me shumë vëmendje ndaj detajeve. Agjencia shtetërore tha gjithashtu se Kim ishte i impresionuar nga peizazhi, i cili i kujtoi atij një qytet të ndërtuar në pyll.

North Korean leader Kim Jong Un inspected construction of a tourism zone near the Chinese border in recent days, amid speculation over a China trip fueled by comments from US and Russian officials https://t.co/2OGw7eWfin https://t.co/IPbo3yBaFm

Lini një koment