Thursday, 2 July 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaMe zhvendosjen e protestuesve shtohen forcat e policisë, ndërhyn FNSH, çahet kordoni i sigurisë

Me zhvendosjen e protestuesve shtohen forcat e policisë, ndërhyn FNSH, çahet kordoni i sigurisë

Qytetarët janë zhvendosur duke kaluar pranë ministrisë së Brendshme dhe Bashkisë së Tiranës, nga ku është e bllokuar pasi është krijuar një kaos nga turma e njerëzve.

Një pjesë tjetër e protuesve vijon të qëndrojnë tek hyrja e Parlamentit në krahun e Pedonales dhe tek hyrja kryesore. Policia ka formuar kordonin në hyrje të Pedonales dhe në ndihmë të tyre kanë ardhur dhe FNSH të cilët janë pozicionuar, në gatishmëri.

Forcat e policisë janë shtuar për përforcime. Protestuesit kanë thyer dhe kordonin për të shkuar pranë zonës së Galerisë së Arteve.

Lini një koment