E diel, 15 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Basketbolli ne Kosove›Mediumi izraelit kritikon futbollistët e Kosovës për qëndrimin gjatë himnit

Mediumi izraelit kritikon futbollistët e Kosovës për qëndrimin gjatë himnit

Mediumi izraelit “Sport5” ka komentuar qëndrimin e futbollistëve të Kosovës gjatë intonimit të himnit kombëtar të Izraelit, para ndeshjes së zhvilluar të shtunën mbrëma në stadiumin “Fadil Vokrri”, siç njofton Telegrafi.

Përveç fishkëllimave të shumta nga tifozët në tribuna, vëmendje kanë tërhequr edhe disa futbollistë të Kosovës, të cilët kanë qëndruar me kokën e ulur gjatë intonimit të himnit izraelit.

Ky veprim ka nxitur reagime dhe komente të shumta në rrjetet sociale dhe nuk ka kaluar pa u vënë re as nga mediat izraelite.

“E turpshme, por jo befasuese”, ka shkruar “Sport5”, duke iu referuar fillimisht fishkëllimave të tifozëve në stadium.

Mediumi izraelit ka theksuar se mungesa e respektit ndaj himnit nuk erdhi vetëm nga tribunat: sipas tij, ashtu si në ndeshjen e kaluar mes këtyre përfaqësueseve në këtë kampanjë, disa prej lojtarëve të Kosovës nuk e respektuan “Hatikvah”-n, ndërsa ka përmendur edhe emrat e katër futbollistëve që kanë qëndruar me kokën e ulur gjatë intonimit.

Një veprim të ngjashëm më herët e kishin bërë edhe futbollistët e Irlandës, në shenjë proteste ndaj Izraelit.

Lini një koment